Guardiola: Sa herë duhet të iu them, nuk shkoj te Juventusi!

Sot Juventusi zyrtarizoi ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Massimiliano Allegri, i cili në përfundim të stinorit do t’i jap lamtumirën Zonjës së Vjetër.
Tani tek bardhezinjtë janë në kërkim të trajnerit të ri dhe ëndrra e tyre e madhe është Pep Guardiola.

Marketing

Por vetë spanjolli ua ka bërë me dije gazetarëve të pranishëm në konferencë për shtyp që nuk do të largohet nga City për të paktën edhe dy vjet.

“Nuk shkoj në Itali, sa herë duhet t’ua them këtë?”, iu drejtua Pep gazetarëve të cilët e pyesnin për mundësinë që ai të zgjedhet trajner i Juves.

“Do të qëndroj këtu edhe për dy sezonet e ardhshme dhe nëse më duan te City do të rri edhe më gjatë”.
“Jam i lumtur me punën që po bëjmë këtu dhe nuk do të shkoj në ndonjë ekip tjetër. Unë jam trajner i Manchester Cityt”, përfundoi Pep.

Pas kësaj përgjigjeje të prerë nga Guardiola, tani te Juve duhet të kërkojnë një trajner tjetër.

Marketing