Guardiola tek Juventus? Flet anëtari i bordit të Man City

Zëra të shumtë po e qojnë trajnerin e Manchester City, Pep Guardiola, drejt skuadrës së Juventus.

Marketing

Mediet italiane kanë shkruar sot se Pep Guardiola do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me kampionët e Serie A.

Sipas tyre, kjo marrëveshje do të arrihej më 4 qershor, kurse trajneri do të prezantohej më 14 qershor.

Por, Alberto Galassi, anëtari i bordit të Man City, ka thënë se trajneri spanjoll nuk do të largohet nga ‘Etihad Stadium’.

“Si një këshilltar i Manchester City, unë isha i surprizuar kur lexova lajmet që ishin komplet non-sens” ka thënë Galassi për ‘Sky Sport Italia’.
“Ajo që Guardiola tha javën e kaluar, kaloi pa u vënë re. Së pari, trajneri dëshiron të qëndrojë me skuadrën dhe ka edhe dy vite kontratë” ka thënë tutje ai.

“Së dyti, një klub si Juventus nuk duhet të lejojë lajme të këtilla. Ata duhet të na kontaktojnë ne së pari” ka thënë tutje ai.

“Guardiola do të qëndrojë. Kjo është dëshira e tij. Ai nuk e kupton pse fjalët e tij nuk po konsiderohen” ka thënë ndër të tjerash Galassi.

Pasi Juve dhe Massimiliano Allegri kanë ndarë rrugët, emra të shumtë po përmenden si mundësi për zëvendësimin e tij. Guardiola është nga më të preferuarit.

Marketing