Trajneri Pep Guardiola u ka thënë drejtuesve të Manchester Cityt se do të japë dorëheqjen nëse skuadra e tij nuk zvogëlohet gjatë verës.
Guardiola ka bërë një ankesë të çuditshme te drejtuesit e klubit, pasi për dallim nga shumë trajnerë që kërkojnë sa më shumë lojtarë, ai ka kërkuar t’ia zvogëlojnë skuadrën, shkaku i vështirësive në zgjedhjen e tyre.
“I thashë klubit se nuk e dua atë [një skuadër më të madhe]. Nuk dua të lë pesë ose gjashtë lojtarë në frigorifer. Nuk e dua këtë. Do të jap dorëheqjen”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Nëse ata bëjnë një skuadër më të shkurtër, unë do të qëndroj. Është e pamundur për shpirtin tim t’u jap lojtarëve të mi urdhra për të shkuar në tribunë se nuk mund të luajnë”.
“Ndoshta për tre ose katër muaj nuk mundëm të zgjidhnim 11 lojtarë, nuk kishim mbrojtës, ishte shumë e vështirë. Pasi të kthehen njerëzit, por sezonin e ardhshëm nuk mund të jetë kështu”.
“Si trajner nuk mund të stërvit 24 lojtarë dhe çdo herë që zgjedh, duhet të kem katër, pesë, gjashtë që të qëndrojnë në Mançester në shtëpi sepse nuk mund të luajnë. Kjo nuk do të ndodhë. I thashë klubit se nuk e dua këtë”, përfundoi trajneri i Cityt.