Sazan Guri nga Akademia Alternative Shkencore “Rrënjët tona” në Shqipëri, përmes një videoje ka njoftuar se një ditë para seancës në lidhje me gjuhën shqipe, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, ASHAM-it dhe Presidencës.
“Po të[ mos jetë populli shqiptar, po të mos jetë gjuha shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Maqedonia do të jetë pa historinë e saj , sepse është ky popull dhe kjo gjuhë, që bën lidhjen e Maqedonisë së sotme, me Maqedoninë e Aleksandërit të Madh”, thotë mes tjerash Guri në video.