Guterres: Nëse ka një ferr në tokë, është jeta e fëmijëve në Gaza

Vazhdimi i shkëmbimeve të zjarrit midis forcave izraelite dhe grupeve militante palestineze është “i papranueshëm”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

“Jam thellësisht i tronditur nga bombardimet e vazhdueshme ajrore dhe artilerie nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në Gaza”, u citua të ketë thënë Guterres.

“Nëse ka një ferr në tokë, është jeta e fëmijëve në Gaza”, u shpreh ai.

Marketing

Guterres shtoi se “gjuajtja pa dallim e raketave nga Hamasi dhe nga grupet e tjera militante”, drejt qendrave të popullsisë në Izrael ishte gjithashtu “e papranueshme”.

Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi janë afër një marrëveshjeje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve, thonë raportet.

Burime të njohura me bisedimet e armëpushimit i kanë thënë BBC-s se Izraeli ka informuar ndërmjetësit egjiptianë se do të bie dakord për t’i dhënë fund aksionit ushtarak.