Guvernatorja Bezhovska paralajmëron stabilitet të çmimeve

Në dhjetor të vitit që lamë pas u shtrenjtua buka, kurse para dy ditëve derivatet e naftës, në edicionin e sotëm të emisionit “Magazina Ekonomike” në Alsat, guvernatorja Anita Bezhovska theksoi se sipas analizave të BPRM-së vendi gjatë vitit 2019 pritet të ketë inflacion për rreth 2%, që do të thotë ruajtje të stabilitetit të çmimeve deri te një nivel i zakonshëm për ekonominë e Maqedonisë.

Marketing

“Kur i bëjmë parashikimet, ne nisemi nga disa supozime bazë për lëvizjen e çmimeve të ushqimit, energjensëve, por edhe supozime të caktuara për çmimet e përgjithshme të importit. Ajo që dua ta potencoj, ekziston ndryshueshmëri e madhe në bursat ndërkombëtare, për produkte primare. Shembull siç përmenda për çmimet e energjensëve në atë fazë në tetor prisnim rritje prej 3-4% të çmimit të naftës, por parashikimet më të reja për çmimet e naftës janë rënie e tyre për këtë vit. Të njëjta janë edhe parashikimet te produktet ushqimore. Por, më duhet të theksoj se ekziston ndryshueshmëri e madhe në tregjet ndërkombëtare. Ashtu që parashikimet ndryshojnë”

ALSAT