Gyokeres shënon het-trik, Haaland humb penalltinë – debakël i Cityt në Portugali

Manchester City ka humbur me rezultat 4-1 në Portugali nga Sporting në Lisbonë të Portugalisë. Viktor Gyokeres (38’, 49’, 81’) dhe Araujo (46’) shënuan për Sporting, kurse për Manchester City shënoi Foden (4’).

Marketing

Sporting Lisbonë ka arritur një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve me rezultat 4-1, fitore kjo që bën që skuadra portugeze të jetë në vendin e dytë të Ligës së Kampionëve pas katër xhirosh të luajtura kurse City zbret në vendin e gjashtë dhe pëson humbjen e parë për këtë sezon.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Cityn por që përfundoi me rezultat 1-1.

Një gabim i rëndë çon në gol për City në minutën e 4. Mbrojtësi humbet topin, duke lejuar Phil Foden (Manchester City) ta marrë atë dhe ai shënon për rezultatin 0-1.

Sporting reagon shumë shpejt me një mundësi të mirë që e humbi në minutën e 8-të nga Viktor Gyokeres (Sporting Lisbon)! Ai krijoi një hapësirë brenda zonës dhe lëshon një goditje të mirë drejt mesit të portës, por Ederson bën një pritje të lehtë për ta ndalur.

Një minutë më vonë Erling Haaland (Manchester City) futet në zonë dhe tenton të mposhtë Franco Israel me një goditje të matur në krahun e majtë të portës, por portieri bën një pritje të shkëlqyer.

City ishte në rrezik të shkaktonte penallti në minutën e 16-të kur u pa që mbrojtësi Jahmai Simpson-Pusey (Manchester City) preku topin me dorë brenda zonës, por gjyqtari nuk e konsideron për të tillë dhe vazhdoi lojën.

Erling Haaland (Manchester City) ishte përsëri afër golit në minutën e 28 kur goditi topin me kokë pas një krosimi nga këndi, por topi bllokua nga mbrojtja.

Minuta e 31-të shënoi edhe një rast për Erling Haaland (Manchester City) ku ai pranoi një pasim të lartë brenda zonës dhe goditi ulët drejt mesit të portës, por Franco Israel bën një pritje fantastike për ta ndalur.

City vazhdoi me sulme dhe Bernardo Silva (Manchester City) krijon hapësirë për të gjuajtur brenda zonës, por goditja e tij shkon pranë shtyllës së djathtë. Topi del jashtë dhe Sporting CP do të ketë goditje nga porta në minutën e 36-të.

Dy minuta më vonë Sporting barazoi. Viktor Gyokeres (Sporting Lisbon) shënon duke përfunduar aksionin pas një pasimi fantastik të Geovany Quenda.

Pjesa e dytë filloi shumë më mirë për Sporting të cilët shënuan dy gola të shpejt.

Fillimisht shënoi Maximiliano Araujo (Sporting Lisbon) me pasimin e Pedro Goncalves.

Josko Gvardiol (Manchester City) duke tentuar që ta zënë topin ai shkakton faul në zonë dhe gjyqtari Daniel Siebert sinjalizon për faull dhe tregon për pikën e penalltisë, të cilën në minutën e 48-të e konverton në gol Viktor Gyokeres (Sporting Lisbon).

Në minutën e 66 Ousmane Diomande (Sporting Lisbon) e preku topin me dorë brenda zonës, por gjyqtari nuk ishte në pozicionin më të mirë dhe për këtë kërkoi ndihmën e VAR të cilët akorduan penallti për City.

Por Erling Haaland (Manchester City) dështoi për të shënuar nga pika e bardhë, pasi që topi goditi traversën.

Në minutën e 74-të, Phil Foden (Manchester City) godet nga një goditje e lirë në distancë të mesme dhe topi fluturon vetëm disa centimetra larg shtyllës së majtë!

Gyokeres pati një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 78-të, por që Ederson bëri një pritje të mrekullueshme.

Por, Sporting fiton edhe një penallti në minutën e 80-të të cilën Gyokeres (Sporting Lisbon) e shndërron në gol për të shënuar het-trik.