Ballina Sport Haaland vendos kërkesa të larta – kërkon 500 mijë euro në javë

Haaland vendos kërkesa të larta – kërkon 500 mijë euro në javë

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland raportohet se është duke kërkuar pagë prej 500 mijë eurove në klubin e radhës.

Marketing

Norvegjezi është i lidhur me largimin në afatin e ardhshëm veror, me klubet e mëdha evropiane që e duan, por që nuk do jetë i lirë, transmeton lajmi.net.

Man United, Man City, Chelsea, PSG dhe Real Madrid thuhet se janë në garë për Haaland, që përfaqësohet nga agjenti Mino Raiola.

Sipas “ESPN”, Haaland që posedon klauzolë lirimi në vlerën e 64 milionë funte, kërkon pagë prej 500 mijë euro në javë në destinacionin e radhës.

Raporti shton se klubet e mëdha evropiane janë shtangur nga kërkesat e norvegjezit, me PSG-në që tashmë është jashtë garës.

Haaland ka shënuar 23 gola dhe dhuruar gjashtë asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat, derisa ka kontratë deri në vitin 2024.

Exit mobile version