Këngëtari shqiptar, Hajro Ceka është shfaqur fort i lumtur krah Ivica Daçiqit. Këngëtari nga Mali i Zi ka publikuar një foto me Daçiqin pas një udhëtimi që kishte në Beograd.
Ceka që shpeshherë i këndon atdheut në këngët e tij dhe shfaqet me flamurin kuq e zi, kësaj radhe ka shfaqur lumturinë e tij krah personit që urren shqiptarët kudo që shkon, shkruan portali insajderi.
Kjo foto nga aeroporti “Nicola Tesla” vije pa u bërë një javë e plotë kur shoku i Daçiqit, Milan Radojiçiq me grupin e tij terrorist organizuan sulm terrorist në Banjskë të Kosovës. Por, siç shihet në rrjetet sociale, pas gjitha reagimeve, këngëtari shlyen foton.