Këngëtarja amerikane me prindër nga Shqipëria, Ava Max, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi në një intervistë për mediat londineze, ka deklaruar se edhe pse ka lindur në Shtetet e Bashkuara ajo është krenare për origjinën e saj.
Ava Max ka thënë:
“Jam 100 përqind shqiptare. Dëshiroj të ndihmoj familjen time, miqtë e mi dhe njerëzit në përgjithësi dhe dua të kontribuoj për komunitetin shqiptar kudo që të jem. Do të ishte e jashtëzakonshme që të mbaj një koncert bamirësie atje. Eshtë me shumë rëndësi për mua që të kontribuoj për komunitetin shqiptar”.
Ava Max vazhdon të jetë prej disa javësh në vendin e parë në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe në të gjithë Europën dhe po ngjitet me shpejtësi në top listën amerikane me hitin e saj “Sweet But Psycho”.
Në intervistën dhënë pë mediat londineze, Ava Max ka rrëfyer edhe rrugëtimin e saj drejt suksesit.
“Nuk ka qenë aspak e lehtë. Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria në fillim të viteve ’90 dhe përfunduan duke jetuar në një kishë në Paris. Më pas u zhvendosën në Shtetet e Bashkuara ku dhe u linda unë. Prindërit e mi shiten shtëpinë në Ëisconsin për t’u zhvendosur në Los Anxhelos, por edhe atje zhgënjimi ishte shumë i madh. Pas shumë përpjekjesh vendosa lidhjet me producentin Circuit i cili ka realizuar hitet e Rihanës apo The Weeknd etj i cili vendosi të kujdeset për karrierën time muzikore”.