Hahn: Jam i sigurt se BE do të miratojë fillim të negociatave para verës

Eurokomisari Johanes Hahn në intervistën për MIA ka shprehur bindje të fuqishme se vendet anëtare të BE-së para verës do të miratojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe e përshëndet progresin “mbresëlënës” reformues në vend.

Marketing

Hahn ka thënë se vendi është i gatshëm të fillojë bisedimet, pas rezultateve me arritjen historike të marrëveshjes me Greqinë dhe marrëveshjes për fqinjësi me Bullgarinë, me çka dëshmoi se edhe kontestet më të gjata në rajon mund të zgjidhen.

Han vlerëson se procesi aderues nuk është rrugë njëkahëshe, por ndërtohet me përgjegjësi nga dy anët.

“Nëse vendet si Maqedonia e Veriut i përmbushin kushtet e vështira, me sakrificë për popullatën dhe rrezik të lartë politik dhe personal nga ana e qeverisë, ajo do të duhet të njihet me atë që vendi do të ecë përpara drejt BE-së. Nëse vendet tona partnere përmbushin, shtetet tona anëtare patjetër poashtu të përmbushin”, thotë Han në intervistën për MIA.

A është Maqedonia e Veriut e përgatitur të fillojë negociata me BE?

-Absolutisht. Maqedonia e Veriut jo vetëm që reflektoi për agjendën e saj reformuese, veçmas në sferat e theksuara nga Këshilli në qershor 2018, por arriti edhe marrëveshje historike me Greqinë, duke treguar se bile edhe kontestet më të gjata mund të zgjidhen në Ballkanin Perëndimor me liderizëm politik dhe përkushtim në shërbim të interesave të vendit dhe qytetarëve. Me marrëveshjen e Prespës dhe marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut u bë shembull i shkëlqyeshëm për pajtim dhe marrëdhënie të mira fqinjësore për gjithë rajonin, këto janë kërkesa të rëndësishme të cilat janë në zemrën e strategjisë sonë për Ballkanin Perëndimor.

Cili është progresi lidhur me katër kriteret kyçe të vendosura nga viti i kaluar në Këshill?

-Kishte me të vërtetë progres mbresëlënës: për shembull, ka rezultate konkrete të arritura në forcimin e pavarësimit të gjyqësorit, rezultateve konzistente në hetimet, akuzat dhe aktgjykimet për korrupsion dhe krim të organizuar, përfshirë edhe në nivel të lartë. Komisioni shtetërorë për parandalimin e korrupsionit ndërmori hapa të rëndësishëm në mënyrë proaktive në luftën kundër korrupsionit, përfshirë edhe ata kundër funksionarëve të lartë nga spektri i përgjithshëm politik. Ka garanci në pjesën e shërbimeve të zbulimit dhe sigurisë, në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët strategjik që të pengohet paraqitja e sërishme e problemeve serioze nga e kaluara, si dhe përgjimi. Ka përpjekje për profesionalizimin e administratës publike dhe merren hapa nga ana e Antikorrupsionit kundër kinse emërimeve partiake, ndërsa puna e opozitës për finalizimin e ligjit të PSP-së është kah fundi.

Si e vlerësoni përgjithësisht situatën politike në vend?

-Reformat udhëhiqen në mënyrë inkluzive dhe transparente me përfshirjen e opozitës dhe shoqërisë qytetare me çka konsolidohet demokracia dhe sundimi i së drejtës në vend. Poashtu punonjësit mediatik dhe organizatat thonë se është përmirësuar klima lidhur me lirinë e shprehjes, ndërsa zgjedhjet presidenciale kaluan në mënyrë të qetë dhe transparente, me çka vendi tregoi pjekuri. Duhet të thuhet se vendi hyri në një proces transformues lidhur me gjitha sferat, politikë, administratë publike dhe në shoqëri.

Si shikoni në rezultatet e zgjedhjeve evropiane veçmas në Francë dhe si mendoni se kjo do të reflektohet në vendimin e shteteve anëtare për miratimin e datës për fillim të negociatave?

Ashtu siç prita, zgjedhjet evropiane kanë sjell një shumicë të sigurt proevropiane. Me faktin se perspektiva evropiane në Ballkanin Perëndimor më shumë herë ka qenë e konfirmuar edhe me progresin e sigurt të cilën e ka bërë Maqedonia e Veriut, jam i bindur se shtetet anëtare do të japin dritë të gjelbër para verës. Procesi aderues, nuk është rrugë njëkahëshe, por ndërtohet në bazë të përgjegjësisë nga dy palët. Nëse vende si Maqedonia e Veriut i plotësojnë kushtet e vështira, me sakrificën për popullatën dhe rrezik politik dhe personal të lartë nga ana e qeverisë, kjo patjetër të njihet me atë që do të çojë vendin para drejt BE-së. Siç them çdoherë: nëse vendet tona partnere përmbushin, vendet tona anëtare poashtu të përmbushin. Kjo nuk është vetëm shpërblim për arritjet individuale të vendit por nevojitet edhe nxitje dhe inkurajim për mbarë rajonin të ruajë rezistencën reformuese. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është investim në stabilitetin e Unionit dhe ruajtjes së politikave, interesave ekonomike dhe gjeopolitike. Ku tjetër të fillojmë nëse jo në fqinjësinë tonë? Alternativa do të ishte t’i lihet rajoni konkurrentëve tanë të cilët kanë agjendë të tyre politike.

Dhe të mos harrojmë: në rastin e Maqedonisë së Veriut bëhet fjalë për hapje të negociatave. Ka ende rrugë të gjatë deri te anëtarësimi, por duhet t’i jepet shans për fillim të bisedimeve Maqedonisë së Veriut e cila tregoi angazhim të sigurt drejt qëllimit strategjik euroatlantik.

Cilat do të ishin rreziqet nëse shtyhet vendimi për në shtator dhe do të mundej atëherë të ketë impakt mbi stabilitetin e vendit?

Siç theksova, jam i sigurt se shtetet anëtare do të japin dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut para verës. Ky sinjal nevojitet për konsolidim të progresit reformues të vendit dhe të marrëveshjes së Prespës. Nëse BE nuk reflekton nga ana e vet, qytetarët do të mund të humbin besimin në perspektivën evropiane. Dinamika reformuese do të mundej të dobësohet, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por në mbarë rajonin, kjo nuk është në interes të BE-së.

Marketing