Hahn kërkon “armëpushim” mes Kosovës dhe Serbisë

Format të veçantë për adresimin e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e ekonomisë mes Kosovës dhe Serbisë ka propozuar komisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn.

Marketing

Por kushti që zyrtari i lartë nga Komisioni Evropian t’u japë start këtyre negociatave është një “armëpushim” mes Prishtinës dhe Beogradit në veprimet që ngjallën provokime dhe acaruan raportet mes dy vendeve.

Në Zyrën e kryeministrit të Kosovës Haradinaj kanë përsëritur se pezullimi i taksës ndodh vetëm nëse përmbushen kushtet e vëna prej tij. Por me listën e kushteve të Haradinajt nuk janë pajtuar partnerët e koalicionit, duke bërë që të thellohet përçarja mes tyre.

Zyra e komisarit Johannes Hahn ka shpalosur për gazetën ofertën të cilën ua ka prezantuar palëve në Prishtinë dhe Beograd, në dhjetor të vitit të kaluar, por e cila ende nuk është pranuar.