Hahn: Maqedonia mundet tu bashkangjitet Serbisë dhe Malit të Zin ë rrugën drejt BE-së

Eurokomesari për Zgjerim Johanes Han, vlerëson se Maqedonia mundet të i bashkangjitet Serbisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt BE-së, të cilat tani janë në proces në rrugën e eurointegrimeve dhe që tashmë i kanë hapur negociatat.

Marketing

Shtetet e Ballkanit Perëndimor janë akoma të dobëta dhe zgjerimi i BE-së, është mundësia e vetme për stabilitet dhe paqë për regjionin. Por koha kur do të bëhen pjesë e BE-së nuk mund të parshikojë me saktësi, ka theksuar Han në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsbad”

Në plotësimin e kushteve dhe kritereve për bashkim drejt BE-së, Sebia dhe Mali i Zi janë më afër, vlerësoi Han. Pas përfundimit të çështjes së emrit me Greqinë, Maqedonia do të ketë shanse të mira të prijë përpara.

Edhe pse nuk egziston një datë precize, thekson Han, gjithsesi viti 2025 është vit i përqendrimit nga ana e Komisionit Europian si datë potenciale për anëtarësim të vendeve me përparimin më të madh nga regjioni i Ballkanit Perëndimor.

Marketing