Hahn: Marrëveshja e Prespës mund të ketë “efekt domino” edhe në rajon

Euro-komisari i lartë për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian, Johanes Han ka deklaruar se marrëveshja e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut mund të ketë një “efekt domino” në gadishullin ballkanik.

Marketing

Han e bëri këtë koment gjatë një interviste për Financial Times ditën e martë. Han ndër të tjera tha se Marrëveshja e Prespës, e cila i hapi dyert ish republikës së jugosllave drejt NATO-s dhe BE-së mund të hapë dyert edhe për vendet e tjera.

Në të njëjtën intervistë ai tha se në Ballkanin Perëndimor janë rritur vlerësimet për rreziqet nga Rusia dhe janë nënvlerësuar ato që vijnë nga Kina. Han paralajmëroi vendet e Ballkanit që kanë marrë borxhe të mëdha nga Kina për projektet infrastrukturore.