Hahn me mesazh të fundit: Vota është për perspektivë pozitive për vendin

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot në rend dite e kanë pikën për të vendosur rreth marrëveshjes me Greqinë, të nënshkruar më 17 qershor të këtij viti, marrëveshje kjo që duhet të ndryshojë emrin e vendit në Maqedonia e veriut.

Marketing

Në vigjilje të votimit që duhet të mbahet sot, Euro-komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë në KE, Johannes Hahn ka shkruar në Twitter se pret votim PëR marrëveshjen dhe perspektivën pozitive për vendin dhe njerëzit.

“Këto janë ditë të rëndësishme për Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Deputetët do të votojnë për marrëveshjen historike të Prespës, që e hap derën e vendit për integrimet euroatlantike. është votë për të ardhmen e vendit dhe perspektivën pozitive për njerëzit” ka shkruar Hahn.

Nuk dihet deri tani nëse do të ketë shumicë të dyfishtë, 80 deputetë që do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Deputetët e Kuvendit duhet të votojnë për ndryshime kushtetutese të katër neneve të Kushtetutës së vendit ku do të shtohen “Maqedonia e veriut” dhe ndryshime tjera, të bazuara në marrëveshjen me Greqinë fqinje, që ndryshe njihet si Marrëveshja e Prespës.

Marketing