Hajdutët kanë vjedhur shtëpinë e kapitenit të Paris Saint-Germain, Thiago Silva.
Ata kanë hyrë në shtëpinë e brazilianit, e cila ndodhet pranë stadiumit Parc des Princes, teksa ai ishte duke luajtur ndeshjen e Ligue 1 ndaj Nantes të shtunën.
Hajdutët thuhet të kenë marrë sende me vlerë qindra mijëra euro.
Muajin e kaluar, viktima e hajdutëve të Parisit ishte kolegu i tij Eric Maxim Choupo-Moting, teksa ai po luante ndaj Liverpool në Champions League.
Këtë herë, një burim pranë policisë thotë se hajdutët janë larguar me sende, shumica bizhuteri, me vlerë rreth 1 milion euro, shkruan albeu.