Hajduti shqiptar tregon çfarë gjeti në shtëpinë e Ronaldos

Shpesh herë mediat kanë shkruar për grabitjet e futbollistëve të famshëm si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Alvaro Morata e Karim Benzema.

Marketing

Mediat spanjolle shkruajnë se në shumicën e rasteve grabitësit janë shqiptarë, të cilët veprojnë në zonat luksoze të Marbella, Madrid, Valencia e Barcelonës.

Pikërisht njëri prej “skifterëve” shqiptarë më në zë, i cili njihet me nofkën “Alberto” është rrëfyer në podcastin e gazetarit Carlos Quílez, siç shkruan gazeta spanjolle El Español.

Grabitësi shqiptar pretendon se kontrollon një rrjet prej 100 personash, me të cilët ka kryer grabitjet në shtëpitë e Benzema dhe Ronaldos.

“Ne grabitëm Benzema. Ne gjithashtu tentuam të vidhnim shtëpinë e Cristianos në Madeira, por gjërat që gjetëm nuk ishin joshëse“, tha Alberto.

Më pas ai ka treguar sesi i është shmangur tundimit për të vjedhur shtëpinë e Lionel Messi-t.

Kreu i bandës së grabitësve shqiptarë, i cili aktualisht është në arrati tha se shmangu futbollistin argjentinas nga lista e tij sepse kishte shumë respekt për të.

“Rreth një vit më parë të tjerë më ofruan (për ta vjedhur) shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta parë, sepse e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij. Pikë”, tha ai.