Një 23 vjeçare, bullgare ka treguar se gjatë një viti fiton deri në 300 mijë euro me vjedhjet që i bënë.
Ajo tregoi se këto vepra i ka filluar pasi që prindërit e kishin shitur atë për rreth 70 mijë euro kur ishte fëmijë.
Vjedhjet ajo ka treguar se i bënë në xhepat dhe çantat e njerëzve kur ata janë të hutuar dhe fiton deri në 900 euro në ditë.
Mirëpo ajo tregoi se për këto vjedhje është e detyruar dhe të gjitha paratë e vjedhura i dorëzon te familjarët e burrit.
Kurse nga burri i saj kërcënohet vazhdimisht se nëse nuk kryen vjedhje ajo nuk do t’i shoh më fëmijët e saj.