Hajnat e ‘sosin’ Morena Tarakun në shtëpinë në Turqi, ja vlera marramendëse që iu vodh

Përmes rrjeteve sociale, Morena Taraku bëri të ditur se i është thyer banesa në Turqi.

Marketing

Ajo paralajmëroi padi për kompleksin ku jeton meqë plackitja ka ndodhur në një prej zonave më luksoze, elitare.

Pasdite, Morena ka treguar edhe të tjera foto nga vjedhjet ku shihen se i mungojnë bizhuteritë luksoze “Cartier”.

Mbi zhvillimin ka raportuar edhe televizioni i njohur turk “Shoë”.

Në edicionin informativ të pasditës janë shfaqur pamje nga rezidenca e Tarakut teksa është bërë e ditur edhe vlera e dëmit që kap shifër marramendëse.

Media në fjalë raporton:

“Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi hynë, shkuan në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë.

Fillimisht i kanë marrë xhevahiret nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë

Ishin më shumë se 15 mijë dollarë cash, ora, stoli, gjerdan, byzylykë, nuk e di vlerën e tyre për momentin, mendoj se janë mbi 10 milionë lira (340,000 euro)”.

Në reagimin e parë dje pasdite, Morena ka thënë që hajdutët do të dënohen por me kompleksin do shihet në gjyq!