Ballina Aktuale Hajnat lidhin gruan dhe nën kërcënimin armës ia vjedhin kasafortën në Kaçanik

Hajnat lidhin gruan dhe nën kërcënimin armës ia vjedhin kasafortën në Kaçanik

Tre persona të panjohur mbrëmjen e së shtunës kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Gjurgjedell në Kaçanik. Aty të tre personat e panjohur kanë lidhur me lidhëse plastike një grua të cilën e kanë sulmuar dhe kanë kërcënuar me armë për të treguar për vendin e kasafortës.

Marketing

Të dyshuarit kanë arritur që ta grabisin kasafortën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia njofton se rasti është nën hetime.

“Viktima femër kosovar e ka raportuar se tre te dyshuar të panjohur me forcë kane depërtuar ne shtëpinë e saj , e kane lidhur me lidhëse plastike, e kane sulmuar fizikisht dhe nën kërcënimin e armës se ftohte e kane detyruar të tregon vendin e kasafortës. Te dyshuarit kane marre kasafortën dhe janë larguar ne drejtim te panjohur. Rasti nen hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Marketing
Exit mobile version