Prokurori Mustafa Hajrullahu është zgjedhur shef i Prokurorisë së Lartë në Maqedoni.
Siç bëhet e ditur nga burime pranë Këshillit të Prokurorëve, Mustafa Hajrullahu vjen në këtë detyrë nga Prokuroria Themelore e Shkupit, që më pas të avancohet në detyrën e lartë. Me këtë emërim në këtë detyrë vjen sërish një prokuror shqiptar.
Ai është jurist me një përvojë tashmë disavjeçare në fushën e drejtësisë që ka ndjekur trajnime të ndryshme.