Një sërë faqesh online të qeverisë ukrainase u sulmuan të premten, në një sulm kibernetik që synonte gjithashtu të godiste edhe ambasadat.
Ministria e Jashtme dhe ajo e Arsimit ishin mes të sulmuarve, së bashku me ambasadat në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Suedi.
Përpara se faqet të zhdukeshin, u shfaq një mesazh që paralajmëronte ukrainasit të “përgatiteshin për më të keqen”.
Ishte e paqartë se kush ishte pas sulmit, por një zëdhënës tha se sulmet e mëparshme kibernetike kishin ardhur nga Rusia.
Ndërkohë Rusia nuk ka komentuar ende. Megjithatë, qeveria e Ukrainës është vënë nën presion të madh nga fqinji i saj, me një grumbullim prej rreth 100,000 trupash ruse pranë kufijve të saj.
Në fillim të sulmit të së premtes, një mesazh në faqet e internetit të hakuara u postua në tre gjuhë, atë ukrainase, rusisht dhe polonisht.
“Ukrainas! Të gjitha të dhënat tuaja personale janë ngarkuar në internetin publik”, thuhej në mesazh. “Kjo është për të kaluarën tuaj, të tashmen dhe të ardhmen tuaj.”, përfundonte mesazhi.