Hakerë rusë dhe koreano veriorë kanë tentuar të vjedhin të dhëna “të vlefshme” për vaksinën kundër koronavirusit, ka deklaruar Microsofti.
Akterë të mbështetur nga shtetet tentuan të marrin informata nga kompanitë farmaceutike dhe studiuesit e vaksinës që punuan për të, ka shtuar Microsoft.
Ndërkohë ka shtuar se shumë nga sulmet gjatë muajve të fundit janë penguar, raporton Independent.
Gjiganti i teknologjisë nuk ka sqaruar më shumë nëse hakerët kanë pasur sukses në tentimet e tyre për t’u futur në sistemet e kompanive apo se si ishin bërë këto sulme.
Kjo ngjarje vjen një ditë pasi eksperti për sëmundje ngjitëse, Anthony Fauci, deklaroi se një program për vaksinë do të niste në SHBA në dhjetor dhe se qytetarët e zakonshëm amerikanë do ta merrnin vaksinën në pranverë.