Hakeri që vodhi 600 milionë dollarë rikthyen gjysmën

Hakeri pas sulmit kibernetik që shikoi 600 milionë dollarë në kriptomonedha të vidhen, ka rikthyer afro gjysmën e tyre.

Ditën e Marte firma e prekur nga sulmi kibernetik Poly Network në rrjetin social Twitter kërkoi që individi të kontaktonte për të rikthyer kriptomonedhat.

Hakeri më pas postoi mesazhe ku premtonte rikthimin e parave me justifikimin se nuk e kishte bërë për para.

Marketing

Ditën e Mërkure Poly Network mori pas 260 milionë dollarë. Kompania, një platformë blockchain, tha se ishin kthyer 256 milionë dollarë në Binance Coin, 3.3 milionë dollarë në Ethereum dhe 1 milionë dollarë në Polygon.

Një total prej 269 milionë dollarë në Ether dhe 84 milionë dollarë në Polygon pritet të rikthehen. /PCWorld Albanian

WWW.AKTUALE.MK