Hakimi: Real Madridi nuk pati besim në mua asnjëherë

Hakimi është marrë në intervistë nga ‘MARCA’ në prag të super sfidës ndaj Real Madrid.

Marketing

Achraf Hakimi është një tjetër nga protagonistët e mëdhenj të duelit të nesërm në Paris. Hakimi ka qenë një lojtar në pronësi të ‘Los Blancos’, ku më pas u huazua te Dortmund e pas gjermanëve tek Inter.

Hakimi ka pasur gjithnjë të njëjtën formë te secili ekip që ka luajtur me një performancë të fortë dhe të shpejtë që e karakterizon.

Ai është pyetur nga gazetari i ‘MARCA’ për edhe ish-ekipin e tij, Real Madrid.

A ishte lamtumira e tij atëherë për shkak të mungesës së pjekurisë apo Real Madridit i mungonte besimi?

“Pak nga të dyja. Është e vërtetë që kur i bashkohesh Madridit për herë të parë, klubi nuk ka besim të plotë te ty sepse je i ri. Por më pas kur u largova në Dortmund, dola në huazim dhe pata dy sezone të shkëlqyera dhe më pas duhej të kthehesha dhe të vendosja për të ardhmen time.

Madridi ende nuk ishte I bindur prej meje edhe pse pata 2 sezone shumë të mira me Dortmund, ata nuk dëshironin të vendosnin bast për mua.”