Botërori i Marokut mbyllet me humbjen e pësuar në finale për vendin e tretë ndaj Kroacisë.
Përzgjedhja e Afrikës Veriore del me koken lart gjithesesi nga Kupa e Katarit, por në fund shperthen me nervozizmin e Hakimit qe rrezikoi të shkatërronte gjithçka, pasi ai la veten të rrëmbehej nga adrenalina dhe tensioni që nxori fillimisht duke sulmuar arbitrin dhe më pas duke u përballur me presidentin e FIFA-s, Xhiani Infantino, në tunelin e stadiumit, pak çaste para ndarjes së çmimeve.
Mbrojtësi i Paris Sen Zhermenit u zemërua, ishte i zemëruar me arbitrin (Al-Jassim) pasi sipas tij vendimet kishin penalizuar Marokun. Ai u përball me të ballë për ballë dhe në fund të ndeshjes vetëm ndërhyrja e shokëve të skuadrës parandaloi më të keqen, me portierin (Bonou) që e tërhoqi zvarrë përpara se protestat e tij të përshkallëzoheshin.
Pse kaq shumë zemërim? Pretendimi për një faull të pësuar dhe një penallti të mos akorduar, aq sa madje do të kishte bërë një gjest elokuent: kyçet e dorës të kryqëzuara si Mourinjo duke imituar gjestin e prangave.
Tom Egbers i transmetuesit holandez NOS shpjegoi sesi futbollisti sulmoi top menaxherin, duke bërtitur ankesat e tij si për sjelljen e Al-Jassim ashtu edhe për drejtimin e ndeshjes në ndeshjen kundër transalpinëve. “Nuk ishte e mundur për ne që të filmonim episodin – pranoi gazetari – sepse nuk u zhvillua në zonën zyrtare miks”….
Konfirmimet e qëndrimit të Hakimit vijnë edhe nga një korrespondent tjetër në Katar, Johan Kücükaslan i SVT suedeze, i cili përsëriti tonin e ashper të futbollistit ndaj presidentit FIFA. Ai u ankua me zë të lartë se Maroku ishte penalizuar edhe një herë nga një arbitr, duke thënë diçka si “çfarë nuk shkon me ne?”.
Ai shpërthim zgjati njëzet e tridhjetë sekonda, i shoqëruar edhe nga mimika e trupit. Transmetuesi norvegjez NRK ka mbledhur fjalët e mbrojtësit maroken, i cili pasi i është qetësuar nervozizmi, është përpjekur të ndryshojë madhësinë e episodit dhe të kërkojë falje për qëndrimin e tij. “Isha pak i zemëruar për atë që ndodhi gjatë ndeshjes – pranoi Hakimi –. Unë kam shumë respekt për Infantinon dhe kur e takova pak kohë pasi u pendova për fjalët që kisha përdorur. Jemi ende të kënaqur me atë që bëmë në këtë Kupa e Botes”.