Rusia ka shpallur “non grata” 18 diplomatë të Bashkimit Europian. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme ruse, diplomatët e BE dhe anëtarët e stafit do të duhet të largohen nga Rusia brenda një kohe shumë të shkurtër.
Unioni Europian reagoi menjëherë pas këtij vendimi të Moskës duke thënë se nuk ka asnjë arsye për dëbimin e diplomatëve përveç hakmarrjes nga ana e Kremlinit. Kjo pasi gjatë muajti të fundit dhjetëra diplomatë rusë u dëbuan nga vendet e BE.
Në muajin mars, Irlanda, Belgjika, Holanda dhe Çekia ndërmorën një vendim të koordinuar për të dëbuar 43 diplomatë rusë nën akuzën e spiunazhit.
Për këtë arsye, Rusia premtoi se do të kundërpërgjigje në të njëjtën monedhë.