19/10/2024
Ballina Lajme Rajon Hakohet billbordi në mes të Serbisë, shqiponja dykrenare “mbyt” atë serbe

Hakohet billbordi në mes të Serbisë, shqiponja dykrenare “mbyt” atë serbe

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Serbi.

Marketing

Sipas mediave vendase, një billbord në qendër të qytetit Valeva, në perëndim të Serbisë është hakuar.

Aty është shfaqur shqiponja dykrenare me plis në kokë e cila ka “kapur për fyti” një shqiponjë që ka në prapavijë flamurin e Serbisë.  https://www.instagram.com/p/DBTMq1sMdhd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7b2be014-86ab-4043-ba5a-fe50e15501df&ig_mid=D386AAAF-B2D7-4AEF-9353-EEEE4EDC7DDA

“Në qendër të qytetit është shfaqur ky billboard. Besohet se është hakuar dhe konsiderohet si një provokim”, thuhej në postim.

Ndërkohë një person, i cili pretendon se është pronari i billbordit ka komentuar në postim dhe thotë se rasti do të raportohet në organet kompetente.

“Unë jam pronari i billbordit që është hakuar mbrëmë, sapo e kam marrë vesh e kam hequr, dhe rasti do të raportohet në organet kompetente”, tha ai në postim.

Marketing