Halil Kastrati: 25 shtëpi do të ndërtohen në komunën e Vushtrrisë

Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Vushtrrisë për ndërtimin e 25 shtëpive. Arritjen e kësaj marrëveshje e ka cilësuar lajm të madh.

Marketing

Postimi i plotë i Kastratit:
Edhe një lajm i madh
25 shtëpi në komunën e Vushtrrisë
Nënshkruhet memorandum bashkepunimi ne mes te Shoqates sonë dhe komunës së Vushtrrisë për ndërtimin e 22 shtëpive ku per secilen shtëpi komuna e Vushtrrisë do të participon me shumën prej 5,000 euro.

Dy shtepi do te jenë shtesë nga donatoret e Shoqates sonë.
Kesaj miresie ju bashkangjit edhe Firma “FITIMI” me pronar Halil Jonuzi nga Vushtrria (Halil Jonuzi eshte perfaqesuesi i jonë per Vushtrri) i cili do ta nderton komplet me financat e tij nje shtepi.

Gjithësej 25 shtëpi ne komunën e Vushtrrisë.
Shqiptar e bamirësa, Zoti kurr mos ju humbtë.