Pas storjes së Tv 21 për familjen Veli nga Shkupi të cilët kishin mbetur pa streh mbi kokë, Halil Kastrati, drejtori i shoqatës humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’ bëri të ditur se kësaj familje do i dalë në ndihmë.Për rastin në fjalë, Halil Kastrati ka angazhuar Irfan Bucin, zëvendës drejtorin e Doganës së Maqedonisë, që familjen në fjalë ta sistemojë për 3 muaj me qira, dhe gjatë kësaj kohe ti gjendet një strehim te përhershëm.Këtë , Kastrati e konfirmoi në intervistë per Tv 21.
Kujtojmë se Irfan Buçi, me aktivitete humanitare me ‘Jetimat e Ballkanit’ kohë më parë vullnetarisht morri persipër organizimin dhe shperndarjen e pakove ushqimore ne te gjitha komunat në Maqedoni bashke me perfaqesuesit e kësaj shoqate.
HALIL KASTRATI GËZON FAMILJEN VELI, BËHEN ME BANESË TË RE!
Publiée par TV21 sur Samedi 25 avril 2020