Halil Kastrati: Për 28 nëntor, 28 familje do të bëhen me shtëpi të reja (VIDEO)

Themeluesi i shoqatës bamirëse ”Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka treguar se për festën e 28 nëntorit do të dhurohen 28 shtëpi për nevojtarët.

Marketing

Ai këtë e ka thënë ekskluzivisht në Info Magazine të Klan Kosova.

“Nuk mund të dalë nga kjo studio pa treguar se kemi zgjedhur që për 28 nëntor të japim 28 palë çelësa, pra 28 shtëpi të reja”, ka thënë Kastrati, njofton Klan Kosova.

“Me 28 nëntor në Sallën e Kulturës në Prizren do t’i thërrasim familjarët, mysafirë dhe mediat. Do të dhurohen 28 shtëpi të reja për nevojtarët”.

Marketing