Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në krye me Halil Kastratin sot kanë përuruar “Shtëpinë e të Moshuarve” në Gjinovc të Suharekës.
Në postimin e tij në fejsbuk Kastrati shkruan:
Sot u bë realitet ëndrra e cila më ka lën shumë vite pa gjumë!
Të nderuar vëllezër e motra.
Të nderuar bamirës.
Sot përuruam “Shtëpinë e të Moshuarve” një objekt që do të rikthejë shpresën te qindra pleq tanë.
Falënderoj nga zemra pjesëmarrësit në këtë ngjarje, ndërsa u kërkoj falje të gjithëve që për shkak të pandemisë nuk patët mundësi të jeni në këtë moment të rëndësishëm edhe fizikisht me ne.
Më shumë se 3 mijë bamirës që sot u pllakosët në muret e kësaj ndërtese si dëshmi për humanitetin tuaj, Zoti ju shpërbleftë juve dhe gjithë bamirësat që po bëjnë të pamundurën të mundur!
Bamirës Zoti kurrë mos ju humbtë-thotë Kastrati.