Ndërmarrjet publike Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut –Transport SHA Shkup (HRSV) dhe Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut – Infrastrukturë (HMVI), nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi, i cili parasheh mes tjerash vendosjen e pajisjeve elektronike të cilat do tu mundësojnë udhëtarëve që në kohë reale të mund të ndjekin vendndodhjen e trenave.
Në memorandumin e nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i HRMV-së, Orhan Murtezani dhe ai i HMVI-së, Festim Halili, palët obligohen të vendosin bashkëpunim lidhur me instalimin, mirëmbajtjen dhe avansimin e sistemit informativ të orarit të garniturave dhe të lokomotivave ne 12 stacionet e trenave përgjatë koridorit 10.