Halkbank i ka ulur normat e interesit për kreditë konsumatore dhe hipotekare

Halkbank i ka ulur normat e interesit dhe kompenzimet për shqyrtimin e kërkesave kreditore për disa lloje të caktuara të kredive konsumatore, të banimit dhe hipotekare gjatë periudhës promocionale deri më datë 15.12.2019.

Marketing

„Ndryshimet që po i zbatojmë vlejnë për produktet tona më të kërkuara dhe janë në kontekst të përmbushjes së nevojave të klientëve tanë, për shërbime më të levërdishme bankare. Besojmë se ulja e normave të interesit dhe kompenzimeve për produktet më të kërkuara kreditore do të kontribojë në realizimin e investimeve personale me ngarkesë të arsyeshme të buxhetit familjar. Ky vendim është në linjë të drejtë me misionin e Halkbank, të ofrojë shërbim të shkëlqyeshëm për klientët tanë, duke ju propozuar zgjidhjet tona më të mira për nevojat e tyre dhe rritjen e besimit nga bashkëpunimi me Bankën “, thojnë nga Halkbank.

Me ndryshimet që i zbatoi Halkbank, kredia e re konsumatore është me normë interesi prej 5,00% fikse për 2 vitet e para, shumë maksimale deri në 1.200.000 denarë, afat maksimal të kthimit deri në 120 muaj dhe me polisë të sigurimit jetësor. Të gjitha llojet e kredive konsumatore për aplikim gjatë periudhës promocionale deri më datë 15.12.2019, janë pa kompenzim për shqyrtim të kredisë.

Kredia e banimit, në ofertën e Halkbank, aprovohet pa kompenzim për shqyrtim gjatë kohëzgjatjes së periudhës promocionale, respektivisht deri më datë 15 dhjetor 2019 dhe është me normë fikse interesi për 5 vitet e para. Me përfshirjen e polisës së sigurimit jetësor në produktet e Halkbank mundësohet mbrojtja e pronës nga pasojat e fatkeqësive, sigurisë së pagesës dhe mbrojtjes së tërë familjes.

Kredia hipotekare e Halkbank, me mundësi për sigurim jetësor është me normë variabile të interesit e definuar si 5,25 pikë përqindjeje plus Euribori 6 mujor për periudhë prej 1 viti, kurse për periudhën e mbetur është 5,75 pikë përqindjeje plus Euribori 6 mujor. Aplikimi është pa kompenzim për shqyrtim është në dispozicion gjatë periudhës promocionale dhe është aktiv deri më datë 15.12.2019.

Për të gjitha produktet kreditore nga oferta e Bankës, klinetët mund të aplikojnë online, në këtë link, ose në degën më të afërt të Bankës.