Halle Berry divorcohet nga Olivier Martinez

Pas 8 vitesh beteja ligjore, Halle Berry dhe Olivier Martinez janë divorcuar. Dokumentet e gjykatës të depozituara në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit zbulojnë se ylli i ‘Catëoman’ do të duhet të paguajë 8,000 dollarë në muaj për djalin e saj 9-vjeçar, Maceo, i lindur nga martesa e saj me aktorin.

Marketing

Sipas raporteve të Page Six, Halle Berry, përveç parave mujore, do të duhet të paguajë edhe “shpenzimet për shkollën private, uniformat e shkollës dhe mjetet shkollore” për djalin e saj. Pagesa do të bëhet direkt në shkollë. Që nga prilli, asaj i është kërkuar të paguajë 4.3 për qind të çdo të ardhure që ka në xhep që tejkalon 2 milionë dollarë në llogarinë e Martinez, si mbështetje shtesë për djalin. Përveç kësaj, aktorja fituese e çmimit Oscar për “Monster’s Ball” ka pranuar të paguajë të gjitha shpenzimet për aktivitetet jashtëshkollore të fëmijës. Ajo do të duhet të rimbursojë edhe ish-bashkëshortin e saj për shpenzimet e bëra për vitin shkollor 2023-2024. Për t’i dhënë fund betejës së gjatë ligjore, Halle ka pranuar të kontribuojë edhe në shpenzimet ligjore të Olivier Martinez me 55 mijë dollarë.

Halle Berry dhe Olivier Martinez do të kenë kujdestarinë fizike të djalit të tyre dhe do të mund të qëndrojnë me të për gjysmën e javës secili, me fundjavë të alternuar. Marrëveshja parashikon edhe kompensimin e kohës që nuk ka kaluar me fëmijën për shkak të angazhimeve në punë.

Halle Berry dhe Olivier Martinez kishin vendosur të divorcoheshin në tetor 2015, pasi u martuan në korrik 2013. Çifti kishte lëshuar një deklaratë të përbashkët për të komunikuar vendimin: “Me zemër të rënduar kemi marrë vendimin për divorc. Ne ecim përpara me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe me një shqetësim të përbashkët për atë që është më e mira për fëmijën tonë. Ne i urojmë njëri-tjetrit vetëm lumturi në jetë dhe shpresojmë që ju të respektoni privatësinë tonë, dhe veçanërisht atë të fëmijëve tanë, ndërsa kalojmë këtë kohë të vështirë”.