Hamasi: Izraeli nuk do t’i arrijë qëllimet e tij duke nisur një sulm në Rafah

Një anëtar i zyrës politike të Hamas, Gazi Hamad, tha të enjten se operacioni i planifikuar izraelit në shkallë të gjerë në Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës, nuk do ta lejojë Izraelin të arrijë “atë që ka dëshiron”.

Marketing

“Edhe nëse (Izraeli) hyn në Rafah, pushton, ai nuk do t’i arrijë (…) dy qëllimet e tij kryesore, që është të eliminojë Hamasin, ose të gjejë pengjet që palestinezët morën kur sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor”, tha ai.

Hamasi paralajmëroi Egjiptin, Katarin, si dhe arabët dhe vendet e tjera jashtë vendit për “rrezikun e paraqitur nga pushtimi i Rafahut” dhe se “Izraeli po përgatitet të kryejë më shumë masakra”, tha Hamad.

Pas më shumë se gjashtë muajsh luftime të ashpra në terren, të cilat kanë bërë që pjesa më e madhe e Rripit të Gazës, të shkatërrohet, Izraeli beson se Hamasi ka katër batalione në Rafah, në kufijtë e mbyllur me Egjiptin.

Konflikti shpërtheu më 7 tetor, kur krahu ushtarak i Hamasit filloi një bastisje të paprecedentë në pjesët jugore të territorit izraelit, duke vrarë 1,170 njerëz, shumica prej tyre civilë./abcnews.al

Marketing