Hamasi: Numri i të vdekurve në Gaza shkon në 13,300

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se të paktën 13,300 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i sulmeve hakmarrëse të Izraelit.

Marketing

Izraeli ka sulmuar Gazën që kur militantët e Hamasit vranë 1200 izraelitë dhe morën peng më shumë se 200 njerëz në sulmin e 7 tetorit.

Të paktën 5,600 fëmijë dhe 3,550 gra janë vrarë në Gaza deri më tani, thonë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, shkruan BBC.