Hamasi reagon ashpër pas vrasjes së liderit të saj

Iran and Israel flag together realtions textile cloth fabric texture

Ka ardhur edhe reagimi i parë i Hamasit pas vrasjes së liderit të saj, Yahya Sinwar. Një përfaqësues i kësaj organizate hodhi poshtë spekulimet për një fund të grupit militant.

Hamasi është një “lëvizje çlirimtare e udhëhequr nga njerëz që përpiqen për liri dhe dinjitet, dhe kjo nuk mund të eliminohet”, tha Basem Naim, anëtar i lartë i Byrosë Politike të Hamasit, në një deklaratë të premten.

Marketing

Naim nuk e konfirmoi vdekjen e Sinwar por gjithashtu nuk e mohoi.

“Me sa duket Izraeli beson se vrasja e udhëheqësve tanë do të thotë fundi i lëvizjes sonë dhe luftës së popullit palestinez, por me çdo vdekje të një prej liderëve të tij, Hamasi është më i fortë dhe më popullor”, argumentoi Naim.

Marketing