Hamilton “fluturon”

Britaniku i Mercedesit, Ljuis Hamilton, siguroi një tjetër “pole position” ditën e sotme, në pistën e Hokenheimit, në Çmimin e Madh të Gjermanisë.

Marketing

Piloti britanik do të niset nesër nga vendi i parë, teksa e siguroi këtë pozicion me kohën 1 minutë 11 sekoda e 767 të qindtat.

Pas tij, do të niset Maks Verstapen i Redbullit, ndërsa në vendin e tretë, Mercedesi tjetër i Valteri Botas.

Vazhdon të zhgënjejë Ferrari, me Vetelin që nuk bëri asnjë xhiro të shpejtë, dhe do niset nesër nga vendi i 20-të, ndërsa Leklerk nuk zbriti fare në pistë në sesionin e tretë të provave, dhe do të niset nga vendi i 10-të.