Han do të kërkojë sqarim nga Orbani

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han sot në mëngjes në Tuiter njoftoi se nëse konfirmohet informacioni se Hungaria e ka lejuar azilin për Nikolla Gruevsklin, ai nga Viktor Orban pret sqarim solid për bazat e azilit.

Marketing

Është për tu habitur fakti që Hungaria e përkrah anëtarësimin e Maqedonisë në BE, por nuk e vlerëson si vend të sigurt, ka shkruar komisari për zgjerim i BE-së Johanes Hahn, në rrjetin social twitter.

“Sundimi i drejtësisë është principi kyç i vendeve kandidate për anëtarësim. Kjo është kyçe për kredibilitetin e Evropës”, ka shkruar Hahn.