Han: Ivanov urgjentisht të marrë përgjegjësinë

Komisionari evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johannes Hahn në intervistë për agjencinë MIA i bën thirrje presidentit Gjorge Ivanov të marrë përgjegjësinë për procesin e marrëveshjes me Greqinë.

Marketing

Nuk është e përshtatshme për kreun e shtetit, të refuzojë të flas me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm që të marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë informatat për marrëveshjen. Mendoj se kryeministri dhe ministri i jashtëm respektojnë plotësisht normat kushtetuese prandaj unë i bëj thirrje presidentit që urgjentisht të marrë përgjegjësinë.

Kjo nuk është çështje pranimi, por në një demokraci presim që të dëgjohen njerëzit mes vete dhe të diskutojmë dhe nuk duhet të harrojmë se kreu i shtetit është në një farë mënyre model për shumë njerëz në një vend. Presidenti, i zgjedhur drejtpërsëdrejti, ka një pozitë dhe përgjegjësi të posaçme dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, përndryshe ai dëmton funksionin, thotë mes tjerash Han.