Han javën tjetër në Shkup e Tiranë, nis “skriningu”

Javën e ardhshme, Johanes Hahn do të jetë në Shkup e Tiranë për të asistuar procesin përgatitor të nisjes eventuale të negociatave me BE-në. Siç pohon dhe vetë në intervistën e dhënë për DW, komisioneri europian i zgjerimit, e konsideron të domosdoshëm këtë lloj inventari.

Marketing

“Duhet ta shohim patjetër se ku ndodhet vendi përkatës kandidat në të gjitha aspektet e tij juridike në krahasim me gjendjen juridike në BE dhe në bazë të gjendjes të caktojmë objektin e negociatave”, deklaroi ai. Kjo është një punë shumë e gjerë, vazhdoi Hahn, dhe do të varet shumë sesa të angazhuar do të kontribuojnë të dyja vendet për këtë.

Çështja e sundimit te ligjit mbetet një problem kyç për negociatat. Secili vend ka detyrat e tij të shtëpisë dhe Shqipëria, thotë zyrtari i lartë europian, në këtë drejtim ka shënuar arritje me reformën e saj të gjerë të drejtësisë, e cila tani ndodhet në fazën e zbatimit me asistencë ndërkombëtare.

Një gjë e tille vlen në fakt për të gjitha shtetet e rajonit, veçanërisht pë sa i përket rritjes së pavarësisë, cilësisë, profesionalizmit dhe të transparencës së drejtësisë, për të fituar edhe besimin e qytetareve dhe qytetarëve në këto institucione.
Kjo pasqyrohet në fund në tërheqjen e investitorëve të huaj, kur ata mund të kenë besim te një drejtësi funksionuese dhe e pavarur.

Hahn këmbënguli më tej se nuk ka ngecje të procesit të Berlinit, që siç thotë ai, ka ofruar iniciativa mjaft të rëndësishme dhe ka dhënë shtysa të tilla, veçanërisht për sa i përket bashkëpunimit rajonal.

Marketing