Han: KE-ja rekomandon çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Komisioneri evropian për zgjerim Johanes Han, rekomandoi çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe atë tani.

Marketing

“Maqedonia e Veriut e Shqipëria kanë bërë reformua të mëdha, Maqedonia vazhdon reformat e saj pas Marrëveshjes me Greqinë. Ter dyja vendet kane bere përparime dhe propozoj çeljen e negociatave tani”- tha Hani.

Ai mes tjerash gjithashtu përmendi edhe Kosovën duke shtuar që, Kosova duhet të ecë përpara me problemet me Serbinë, dhe të zgjidhin problemet mes njëri-tjetrit.

“Jam i lumtur për të gjitha politikat dhe masat që janë ndërmarrë për tu arritur zgjerimi i vendeve potenciale. Vendet e Ballkanit duhet të kenë rezultate më të qëndrueshme, kryesisht në sundimin e ligjit”, duke përmendur kështu edhe Shqipërinë e cila siç theksoi Komisioneri për zgjerim Johanes Han, “Shqipëria po ecën përpara kryesisht me reformat në drejtësi”- përfundoi Han.

 

Marketing