Han: Maqedonia e Veriut i vetmi vend në rajon që nuk ka asnjë konflikt me fqinjët

Në një intervistë për Deutsche Welle-n, komisioneri i zgjerimit i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Han, thotë se nëse çelim negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kjo nuk do të thotë se ato hyjnë që nesër në BE, ky është një proces disavjeçar që kërkon edhe shumë përpjekje, por shprehet ai, kjo është joshja më e mirë për serbët dhe kosovarët që të ulen në tryezën e negociatave. Sipas tij, gjendja në Maqedoninë e Veriut duket më premtuese se në Shqipëri.

Marketing

“Synimi im është që të dy këto vende të trajtohen njëherazi, sepse edhe raportet do të vendosen njëherazi. Por unë nuk mund ta parashikoj se si do të vendosin vendet anëtare. Fakt është se Maqedonia e Veriut ka kontribuar shumë dhe konkretisht, jo vetëm në kuadër të kërkesave tona, por edhe duke kapërcyer grindjen për çështjen e emrit, por edhe me kapërcimin e konfliktit dypalësh me Bullgarinë, Maqedonia e Veriut ka krijuar kushtet që të jetë papritmas i vetmi vend në rajon, që nuk ka asnjë konflikt me fqinjët”, ka thënë Han në intervistë

Marketing