Han: Maqedonia e Veriut vendi më stabil politik në rajon dhe destinacion i mirë për investime

Stabiliteti politik në Maqedoninë Veriore është më i miri në rajon, edhe një dëshmi tjetër për këtë ishin zgjedhjet presidenciale të zbatuara me sukses, tha eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han sot në hapjen e Forumit ekonomik të Vjenës.

Marketing

Në këtë drejtim, Hani i inkurajoji kompanitë e Republikës së Austrisë të investojnë në vendin tonë, sepse siç tha, kjo do të thotë përfitim më i madh për vendin dhe hapje e vendeve të reja të punës.

Duke adresuar progresin e Republikës së Maqedonisë të Veriut në të gjitha sferat, eurokomisari Han e shprehi pritjen e tij vendi të marrë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe deri në fund të vitit të hapen kapitujt e parë.

Kryeministri Zoran Zaev sot në Vjenë ka pasur fjalim në hapjen e Forumit ekonomik të Vjenës, Bisedat ekonomike vjeneze – perspektivat e reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Krahas kryeministrit Zaev, fjalime do të jenë edhe dr Tomas Arnlodener, drejtor ekzekutiv i A1 Telekom Austri Grupacionit dhe anëtarë i këshillit të Forumit ekonomik vjenez, si dhe Johanes Han, eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, kryeministri Zaev duke i falënderuar të gjithë të involvuarit në Forumin ekonomik i jenës mbahet për shqyrtimin e mundësive investuese veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, theksoi se Austria është aleate e fuqishme e vendit tonë në integrimin euroatlantik.

Kryeministri Zaev potencoi se në 10 vitet e fundit Austria ishte investuesi më i madh në Maqedoninë e Veriut me 392,2 milionë euro që arrin 13,2 për qind nga investimet e përgjithshme të drejtpërdrejta të vendit.

Ai përkujtoi zgjedhjet e suksesshme presidenciale të zbatuara me sukses si dhe Marrëveshjen e Prespës, e cila është zgjidhje e një problemi të madh, që rezultoi me thellimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Greqisë.

Duke folur për reformat që janë në vijim, kryeministri Zaev u përqendrua në reformat gjyqësore, reformat në sistemin e sigurisë dhe administratës publike, si dhe luftës kundër korrupsionit, të cilat mbeten prioritet kryesor në punën e Qeverisë.

Republika e Maqedonisë Veriore, siç potencoi Zaevi nuk ka alternativë tjetër për integrimin në BE dhe NATO dhe më shumë se 75 për qind e popullatës i mbështetin aspiratat e tilla.

Kryeministri shtoi se viti 2019 do të jetë viti i ekonomisë, si një vazhdim i progresit ekonomik të vitit të kaluar.

Para shumë kompanive austriake dhe biznesmenëve kryeministri Zaev shfaqi shpresën se Maqedonia Veriore këtë verë do të marrë datë për fillimin e negociatave, sepse, siç theksoi ai, vendi i tregoi të gjithë Evropës, si nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit zgjidhjen problemet shumëvjeçare.

Ai shtoi gjithashtu se Republika e Maqedonisë Veriore do të jetë shembull për të gjithë rajonin, se vendi do të vazhdojë të jetë i sigurt dhe stabil, vend që kujdeset dhe investuesve u ofron kushte adekuate për zhvillimin e biznesit të saj.

Marketing