Han: Marrëveshja e Prespës paraqet sukses gjigant

Marrëveshja e Prespës është para miratimit në Parlamentin grek, që paraqet sukses gjigant, deklaroi eurokomisari për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Johanes Han.

Marketing

“Jemi afër vendimit në Parlamentin grek për pranimin e Marrëveshjes për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedoni të Veriut. Nisem nga supozimi se kjo do të jetë zgjidhet, që paraqet sukses gjigant. Kam investuar shumë kohë dhe përpjekje në zhvillimin e këtij shteti që nga viti 2015”, theksoi Han në intervistën për televizionin H1.

Han thekson se në disa vitet e kaluara me forca të përbashkëta në Ballkan janë bërë hapa të dukshëm, duke shtuar se paqja e qëndrueshme, rritja ekonom ike, zhvillimi shoqëror dhe pajtimi, nuk janë të mundura, nëse vendet e rajonit nuk kanë perspektivë evropiane.

“Nga kjo gjithsesi përfitojnë edhe vendet anëtare të tanishme, qytetaret dhe qytetarët e Bashkimit Evropian”, theksoi Han.

Eurokomisari potencon se dyert e BE-së mbesin të hapura dhe secili shtet i rajonit “në duart e veta e ka çelësin nga kjo derë dhe mund ta hapë”.

“Disa vende janë më mirë të përgatitura, disa më dobët. ne si Komision shkurtin e kaluar e publikuam strategjinë tonë për Ballkanin në të cilën qartë e përshkruam se secili shtet mund të bëhet anëtar pasi do t’i zgjidhë të gjitha mospajtimet dhe konfliktet dypalëshe”, potencoi Han, transmeton Koha.

Sipas tij, inkuadrimi i secilit shtet të rajonit drejt BE-së varet nga meritat e tyre individuale.

Marketing