Han në Shkup, fillon skriningu për fillim të negociatave me BE-në

Komisari evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han sot do të qëndrojë në Maqedoni, me çka fillon procesi i skriningut në vend për fillimin e negociatave për anëtarësim në Union.

Marketing

Han së pari do të arrijë në Qeveri, ku do të merr pjesë në seancën e 79-të qeveritare, pika e vetme e së cilës në rend të ditës është Informata për konceptin dhe strukturën e negociatave për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë në BE.
Pas përfundimit të seancës qeveritare, kryeministri Zoran Zaev dhe komisari evropian Johanes Han do të mbajnë pres konferencë të përbashkët.

Han do ta vizitojë edhe Kuvendin, ku do të takohet me kryetarin Talat Xhaferi dhe me liderin e partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Komisari evropian Han, siç lajmëroi MIA do të mbajë fjalim para anëtarëve të Këshillit kombëtar për eurointegrime në Kuvend.
Javën e kaluar, Han në konferencë për shtyp në Bruksel i paralajmëroi vizitat në Maqedoni dhe në Shqipëri dhe fillimin e procesit të skriningut në këto dy vende. Eurokomisari pas përfundimit të takimeve në Shkup, nesër pasdite do të udhëtojë për në Tiranë.

Do të bëhet skrining në më shumë fusha, mes të cilave ato kyçe të[ potencuara për reformim – qeverisja e së drejtës, gjyqësia, lufta kundër korrupsionit, shërbimet zbuluese dhe të sigurisë, administrata publike.

Siç veçmë lajmëroi kryeministri Zaev javën e kaluar për kapitullin e 33-të për Maqedoninë, Qeveria do të duhet të formojë 33 grupe të punës në të cilat do të angazhohen mbi njëmijë persona nga institucionet dhe nga sektori qytetar. Vijon edhe formimi i ekipeve për negociata, ndërsa në seancën e nesërme do të jenë negociuesit kryesor për pjesën politike dhe teknike.

Skriningu është proces me të cilin kontrollohet niveli i gatishmërisë së vendit që të zhvillojë negociata.

Marketing