Han në Shkup në takim me kreun shtetëror

Reformat lidhur me eurointegrimet e vendit dhe pritshmëritë në vjeshtë Maqedonisë së Veriut t’i caktohet datë për fillimin e negociatave inkuadruese, do të jetë temë kryesore e takimeve që do t’i mbajë sot në Shkup eurokomisari për zgjerim, Johanes Han me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickovski.

Marketing

Komisari për Politikë Evropiane dhe negociata për zgjerim të Bashkimit Evropian, Han, me kreun shtetëror dhe liderin e opozitës pritet të bisedohet edhe për ligjin e ri të prokurorisë publike me të cilin duhet të rregullohet statusi i ardhshëm i PPS-së.

Është paraparë kryeministri Zaev dhe komisari Han të mbajnë edhe pres konferencë të përbashkët në Klubin e deputetëve.
Për vizitë në vend nesër do të qëndrojë edhe ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Filip Riker. Ai vjen në Shkup nga Athina ku pati takime me shefin e diplomacisë greke Nikos Dendias, me përfaqësues të tjerë qeveritarë si edhe me ish-kryeministrin, Aleksis Cipras.

Në Shkup, sipas paralajmërimit të Departamentit të Shtetit, Filip Riker do të takohet me presidentin, Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë. Tema qendrore do të jenë çështjet bilaterale dhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Ndihmëssekretari shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, do të bisedojë edhe me deputetë dhe me përfaqësues të opozitës.