Han përshëndet nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han ka përshëndetur nënshkrimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Marketing

Ai përmes një postimi në tuiter ka shkruar: “Kjo është kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”.

Han ndërkohë ka inkurajuar autoritetet e Shkupi që të fokusohen në realizimin e reformave që janë parakusht për datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.