Eurokomisari për zgjerim Johanes Han në margjinat e takimit të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës, sot porositi se qytetarët e Maqedonisë duhet të vendosin nëse do të integrohen në BE apo do të kthehen në izolim.
Sipas tij, gjithçka është në duart e qytetarëve të Maqedonisë të cilët duhet të zgjedhin ose izolim, që siç tha, Maqedonia mezi i largua, ose integrimin në BE dhe standardin e lartë.
Kryeministri malazez Dushko Markoviq ka thënë se Podgorica e përshëndet marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe se është një ngjarje e madhe, por se duhet të përkrahet edhe dialogu Beograd-Prishtinë.
Ndërkohë, takimi joformal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor ka përfunduar pa praninë e shefave të qeverive të Bullgarisë, Serbisë, Bosnjë e Hercegoinës dhe Maqedonisë. Për shkak të kushteve të këqija kohore, delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev mëngjesin e sotëm nuk udhëtoi për në Durrës.
Në takim janë shqyrtuar çështje rreth integrimit rajonal ekonomik, mënjanimi i barrierave doganore dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Kryeministri Edi Rama si nikoqir i takimit theksoi se bashkëpunimi rajonal ekonomik nuk është në nivelin e njëjtë me nivelin e ri të vullnetit dhe bashkëpunimit politik.
Ndryshe, takimi i parë joformal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor u mbajt vitin e kaluar më 26 gusht në Durrës ku morën pjesë edhe kryeministrat e Maqedonisë, BeH dhe Serbisë.